Për shkak të përkeqësimit të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton anulimin e një lundrimi për të shtunën në 6 dhjetor dhe shtyrjen e orarit për 2 nisje të tjera nga Porti i Durrësit për datat 6 dhe 7 nëntor.
Kështu sipas njoftimit kompania ‘Gradi Navi Veloci’ në Portin e Durrësit ka anuluar nisjen e planifikuar për të shtunën, ndërsa kompania ‘Adria Ferries’ ka njoftuar spostimin e orarit nga 13:00 në 23:00 për 2 lundrime të datës 6 dhe 7 dhjetor.
Ndërkohë që lundrimet e tjera për linjat e tjera të trageteve nga Durrësi, Vlora dhe Saranda për destinacionet e zakonshme, do të vazhdojnë si zakonisht.
Edhe kapiteneria e portit të Vlorës ndaloi lundrimin e anijeve të vogla e peshkarexhave jashtë gjirit të Vlorës deri në datën 7 nëntor.