Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë nisur të zëvendësojnë dispozitivin e municioneve të veta të artilierisë, pasi rezervat e tyre u zbrazën për t’u dërguar si ndihmë Ukrainës.
Për këtë qëllim NATO-ja ka miratuar kontrata prodhimi në vlerën 1.2 miliardë dollarësh për prodhimin e 200 000 predhave 155 mm që do të nisin të dorëzohen anëtarëve të Aleancës në fund të vitit 2025.
“Është e rëndësishme që aleatët tanë të zëvendësojnë rezervat e tyre ndërkohë që ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, citohet me këtë rast sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Firmat e angazhuara janë Nexter i Francës dhe Junghans Microtec në Gjermani, ndërkohë që Bashkimi Europian ka miratuar një program të vetin të prodhimit të municioneve të artilierisë deri në 1 milionë njësi deri në mars të këtij vit.