Situata në qarkun e Lezhës paraqitet e qetë dhe raportohet se reshjet e dëborës janë ndërprerë.
Aktualisht territori po përshkohet nga erëra të forta, të cilat kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve të rënda në urën e Milotit në aksin e vjetër, ku një kamion është përmbysur si pasojë e erës së fortë. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga policia e qarkullimit rrugor janë marr masat për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda si dhe në akset ku ka patur dëborë është monitoruar qarkullimi.
Në Bashkinë Lezhë kemi patur ndërprerje te energjisë elektrike në disa zona si shkak i erës së fortë, dhe po punohet nga OSHEE Lezhë momentalisht për riparimin e defekteve.
Në orë e pasdites në fshatin Ishull Lezhë, Njësinë Administrative Shëngjin është rrëzuar një peme e cila ka bllokuar qarkullimin. Ndërhyrja e forcave të MZSH ka normalizuar situatën.
Në Bashkinë Kurbin nuk raportohet për problrmatika deri në këto momente.
Në disa fshatra dhe lagje të qytetit ka mungesë te energjisë elektrike, për të cilat po punohet nga personeli i OSHEE për ti riparuar.
Në Bashkinë Mirditë reshjet e dëborës janë ndërprerë në gjithë territorin e saj.
Trashësia e dëborës ka arritur deri në 40 centimetër në zonën e Nënshejt, Ndërshenës, Lajthizës, Njësia Administrarive Orosh.
Bashkia ka ndërhyrë në disa akse për pastrimin e rrugëve të bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.
Grupet e punës të OSSHE kanë qenë në terren ku kanë bërë të mundur riparimin e defekteve të linjave elektrike të dëmtuara.