Tashmë Sheshi “Nënë Tereza” do të ketë ndriçim LED. Ekipi i Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës u kujdes për zëvendësimin e shtyllave dhe ndriçuesve me LED.

Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm.

Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse kursejnë energji, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.