Primati më i madh që ka ekzistuar në Tokë u zhduk si pasojë e ndryshimeve klimatike. Gjigandopiteku, ishte i gjatë 3m dhe peshonte 200-300 kg e u zhduk plotësisht rreth 200 mijë vjet më parë si pasojë e pamundësisë për tu përshtatur me ndryshimet drastike të klimës.
Deri më sot, ishte mister arsyeja, pasi shumë specie të tjera arritën të përshtaten dhe mbijetuan. Për këtë një grup studimor ekpertësh ndërkombëtarë, arritën të ekzaminojnë hollësisht mbetjet e gjetura majmunit G. Blacki në 22 shpella të Kinës jugore.
Nga analizimi i dhëmbëve ka rezultuar se ka patur ndryshime në regjimin ushqimor.
Sipas studimit të publikuar në revistën Nature, këta primatë gjigandë jetonin rreth 2.3 mln vite më parë në Tokë në një habitat të karakterizuar nga pyje shumë të dendura, dhe shumë të pasura me burime ujore. Pak para zhdukjes, rreth 200 mijë vjet më parë, ndryshimet klimatike ishin ekstreme, duke ndryshuar rrënjësisht peisazhin gjë që solli ndryshimin dhe pakësimin e ushqimit, por edhe aksesit ndaj ujit.
Këta faktore ndikuan në rritjen e stresit kronik, gjë që është dalluar në gjurmët e mbetura tek dhëmbët. Të gjithë këta faktore mjedisore ndikuan në reduktimin e vazhdueshëm në territor deri në zhdukjen majmunit gjigand.