Jetnor Zhabolli i cili mbante të burgosur në banesë gruan, nënën dhe fëmijët e tij është lënë 20 ditë në burg nga gjykata.

Para trupës gjyqësore, ekonomisti ka deklaruar se kamerat në banesë i kishte vendosur për t’i mbrojtur fëmijët.

“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi, pasi kisha frikë për ta”, është shprehur ai.

Pas vendimit të gjykatës, avokati i tij Edison Hasanbashaj ka kërkuar që i riu të shtohet në spital psikiatrik derisa të jetë akt ekspertimi./M.K-dritare.net