Rama: Kemi patur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse, kishim tre sesione, një me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politik, një session të një mbledhje të zgjeruar të kabinetit me praninë edhe të zv.ministrave dhe drejtues të institucioneve dhe sot një session të mbledhjes së ngushtë të kabitetit qeveritar. Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, politike, parlamentare, qeveritare dhe më pas duke trajtuar cdo aspekt e duke hyrë në cdo sektor madje edhe nënsektor.
Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar