Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira u ul në karrigen e opinionistes së “Big Brother VIP”, në mungesën e Arbër Hajdarit.

Shumë teleshikues duket se e kanë mirëpritur këtë rikthim të Einxhel në ekran. E mes tyre edhe nëna e Beniadës.

Për ata që kanë memorie të shkurtër ose nuk janë shumë IN me dramat, gjatë “Big Brother VIP 1”, nëna e Beniadës bëri disa komente publike kundër Einxhel. Gjë që prishi miqësinë e dy vajzave pas daljes nga formati. Megjithatë ato rigjetën gjuhën e përbashkët vitin që lamë pas duke ringritur sërish miqësinë e tyre.

Tani, Beniada ka ndarë në mediat sociale një foto të një bisede me nënën e saj e cila komplimenton Einxhel. “Bravo Einxhel!”- i ka shkruar ajo, gjë që e mbështet edhe Beniada. “Është nona! Më pëlqen!”- shkruan modelja.