Gazetari Drini Zeqo, i cili u largua befasisht nga shtëpia e Big Brother VIP ka thënë se po të ishte sërish aty, banorja me të cilën do të ishte çift është Heidi.

Sipas moderatorit, ajo është vajza më simpatike brenda shtëpisë dhe për momentin personazhi ndaj të cilës do të rrotullohen gjithë djemtë e BBV.

“Po të isha brenda do isha lidhur me Heidin. Ajo është më simpatikja për momentin personazhi ndaj të cilës do të rrotullohen gjithë djemtë e shtëpisë”, tha Drini.

Ndërkohë, moderatori i spektaklit, Ledjon Liço me nota humori i tha se “e ke hormonale”, pasi sipas tij banorja më simpatike është Meri.