Jordhan Pelivani, është një djalë shqiptar që jeton e punon në Greqi, por që nuk ka lidhje me ngjarjen, ku një prind shqiptar vrau kunatin Erion Pelivani, se abuzonte prej 9 vitesh me vajzën e tij të mitur.

Shtypi grek e më pas dhe ai shqiptar kanë marrë foton e Jordhan Pelvanit një inxhinier I suksesshëm shqiptar në Greqi dhe e kanë ngatërruar me foton e Erion Pelivanit për shkak të mbiemrit të ngjashëm.

Pas kontaktit me familjen e djalit në fjalë, u bëjmë thirrje dhe mediave të tjera shqiptare ta heqin foton e tij, pasi po denigrohet pa shkak.

Ky është Jordhan Pelivani, eshte nje inxhinier i sukseshëm, qytetar model dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ky është Erion Pelivani i dyshuar si përdhunues dhe i vrarë nga babai i vajzës. (Marrë nga gazeta TEMA)