Trëndafile Muhametaj, motra e Ziver Veizit, njëri nga katër protestuesit e vrarë në 21 janar të vitit 2011, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, se si e mori vesh vrasjen e vëllait të saj.
Ajo ka treguar se ka qenë zëri i një personi që i është përgjigjur në telefonin e vëllait, ai i cili e ka njoftuar mbi tragjedinë.
E pyetur nga moderatorja Prifti se çfarë moshe kanë patur fëmijët e Veizit në atë periudhë, Trendafilja tha se vajza ka qenë 10 vjeçe ndërsa djali 13 vjeç.
Ajo tregoi gjithashtu se sot djali i Ziverit i ka vënë djalit të tij një emër të përafërt.
Brikena Prifti: Si e kujtoni atë moment?
Trëndafile Muhameti: E kam të memorizuar. Kam qenë duke e ndjekur protestën në Gjirokastër,. Nuk doja ta lija vëllain të ikte. Ai ka qenë shumë i mërzitur nga sistemi, ishte i sëmurë dhe nuk i jepnin invadilitet apo t’i jepnin një punë të lehtë. Më tha do iki, nuk më dëgjoi. Isha duke e ndjekur protestën. Isha vetë e para pasi kamë marr vesh vrasjen e vëllait, pasi i bija telefonit dhe nuk kapte. Më në fund kapi zilja dhe ma hapi një i panjohur, i thashë më jep çikë vëllain të flas, më tha që vëllai jua ka marrë një plumb në zemër. Kam dalë jashtë shtëpisë, kam bërtitur, kam kaluar në gjendje kome se më erdhi një gjë e papritur.
Brikena Prifti: Ju nuk donit të shkonte në protestë, madje i thatë mos ikte në Tiranë.
Trëndafile Muhameti: Jo nuk kam dashur, pasi ishte i sëmurë, ishte invalid. Mbrapa vëllait tim kanë shkuar edhe vajzat e mia, nipat e mi. Ata nuk ishin në protestë ishin në shtëpitë e tyre, kur e morën vesh shkuan me vrap në spital, kanë kaluar një traumë të paparë. E kam përjetuar shumë shumë keq vdekjen e vëllait tim. Pasi kam qenë edhe e helmuar dy vjet para se të më vrisnin vëllain, pasi dy vjet para tij më vdiq një tjetër vëlla në aksident, edhe për atë nuk kemi gjetur të drejtë.
Brikea Prifti: Sa vjeç kanë qenë kur Ziveri ndërroi jetë?
Trëndafile Muhameti: Vajza 10, djali 13-të.
Brikea Prifti: Si ka qenë jeta e tyre?
Trëndafile Muhameti: Fillimisht fëmijët janë rritur me mamanë,. Me gjyshërit e tyre. Fillimisht i kemi ndihmuar fëmijët me aq sa kemi patur mundësi. Më mbrapa fituan një të drejtë pensioni, nuk është se janë rritur keq nga ana ekonomike, por janë rritur pa baba. Kishin gjyshërit nga ana e mamasë.
Brikea Prifti: I takon nipërit?
Trëndafile Muhameti: Po po i takoj, madje nipi i ka vënë emër të përafërt me vëllain tim.
Brikea Prifti: Si ja ka vënë emrin?
Trëndafile Muhameti: Zei ja ka vënë, pasi më tha halla nuk i thërras dot ashtu.