Albi Nako ka rrëfyer për herë të parë romancën me një vajzë më të re e cila është me profesion, balerinë. Ai thotë se lidhja me të është një nga gjërat më të çmendura që ka provuar në jetë.

“Pretendohet që në jetë të bësh çmendurira por po them se kjo e fundit që nisëm mund ta fus të gjithën në kontekstin e një çmendurie. Jam në lidhje me një vajzë prej gati thuajse 4 vitesh, kam qenë diskret, e kam ruajtur. Bashkëjetoj me të që në kohën e COVID-19, është Shkodrane e rritur këtu në Tiranë. Është një vajzë që vjen nga një familje e thjeshtë, e varfër ekonomikisht por shumë e pasur në shpirt, pa baba. Është shumë më e re se unë në moshë. Ka nisur shumë spontanisht në rrugën e baletit. Kemi të njëjtin profesion. Unë e kam thënë dhe në intervistë më përpara që unë jam i martuar me baletin”, tregoi ai.