Aktorja e njohur, Olta Gixhari, para pak javësh teksa ishte anëtare në jurinë e spektaklit të kërcimit “DWTS”, njoftoi se është në pritje të ëmbël.

Të gjithë menduam se me mbarimin e spektaklit, Olta do të tërhiqej nga ekrani, të paktën për një kohë, që t’i përkushtohej shtatzanisë dhe bebushit. Por jo!

Para pak çastesh ajo postoi në rrjetin social “Instagram”, një post ku tregon se po punon për projektin e saj të ri, por pa ndarë më tej detaje.

“Mos flas per masat ose me mire te them permasat qe trupi im ka marr ???? por po them qe nje projekt i bukur po gatuhet [✌] ????” ka shkruar artistja bukuroshe.

Për çfarë mendoni se bëhet fjalë?