Pas pezullimit të mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi deputetë të opozitës bllokuan sallën e mbledhjeve, duke mos lejuar përfaqësuesit PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin, u caktua një datë tjetër.
Komisioni i Reformës Zgjedhore u vendos të premten, datë 26 janar, në orën 10:00. Mbledhja e 19 janarit u bllokua nga grupi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Përjashtimi me 10 ditë nga Kuvendi i Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës për sjelljen që patën në Komisionin e Medias me kolegen e tyre Flutura Açken, do jetë pengues për të qenë në mbledhjen e 26 janarit. Por pritet të zbulohet nëse do të ketë reflektim nga ta, pas rikthimit nga Brukseli, ku u miratua rezoluta, ku kërkohej nga Parlamenti Europian nisja e menjëhershme e punës për Reformen Zgjedhore.