Siç e dimë katër të nominuarat e kësaj jave janë: Sara, Ledjona, Roza dhe Ilnisa. Në ‘Prime-n’ e së shtunës njëra prej vajzave lë përfundimisht garën.

Komentet lidhur me banorët e shtëpisë kanë qenë të shumta dhe nga ish-banorët e tjerë që kanë qenë pjesë e atij formati, ku Olta Gixhari si një ish-banore ka dhënë një koment për gocat në nominim.

E pyetur se si i duket ‘BBV3’, Olta ka vetëm një përgjigje:

‘Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndrysge nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën.’