Gazi dhe Ilnisa, dy banorët e Big Brother Vip, gjatë një diskutimi janë përfshirë në debat, me tone të larta.
Ilinisa, kapitenia e zgjedhur, në një komunikim nga dhoma e rrëfimit, i është thënë që banorët duhet të jenë të gjithë të pranishëm kur lexohet një zarf. Të ulur në oborr, Gazit nuk i ka pëlqyer mënyra se si e ka trajtuar konkurrentja, duke i thënë se nuk mund të urdhërojë asnjërin aty.
Gazi: Mos bëj komente për ne, për mua njëherë nuk ke të drejtë të japësh koment.
Ilnisa: Më lër ta mbaroj deri në fund.
Gazi: Nuk je Shekspiri, na bën komunikimin, na merrke në analiztë ti jeni kshu, jeni ashtu. Kush je ti që na merr në analizë ne? Merre pra zarfin jo kur vjen zarfi.
Ilnisa: Deri të martën jam unë lideri i shtëpisë, nuk ju pëlqen apo nuk ju pëlqen, deri të martën…
Gazi: Nuk na komandon dot ti ne, mund të thuash që nuk duhet të bëjmë këtë apo atë.
Ilnisa: Deri të martën, ju pëlqen apo nuk ju pëlqen, jeni të detyruar të më dëgjoni mua, kur unë aq më tëpër vij me një zarf nga ‘vëllai i madh’. Të çdo fjalie që është formuluar dhe subjekti përcaktues, i cili mbetet vetëm në mënyrën si e trajtojmë ne….
Gazi: Nuk është korrekt.
Ilnisa: …Nuk guxon dot më njeri të lëvizi nga ambienti, të shpërfilli aktivitetin më të rëndësiëhm të ditës…
Gazi: Specifikoje ku ishte problemi… që lëvizëm?
Ilnisa: Po.
Gazi: Okay, jam dakord.
Ilnisa: Për asnjë arsye nuk duhet të lëvizni.
Gazi: O Ilnisa me respektin më të madh, thuaje thjesht, jo jeni të detyruar, se çdonjëri është i gatshëm të bëjë çdo gjë që do japësh ti nga dhoma e rrëfimit.
Ilnisa: Unë ju justifikova të gjithëve.
Gazi: Mos thuaj ‘ju jeni kështu dhe mos thuaj që nuk guxon njeri që mos bëjë këtë, se njëri mund të guxojë dhe të thoje nuk më intereson fare për ty dhe iki fare. Ti do na urdhërosh ne? Po ik o njeri, atë se bën dot vëllai i madh do e bësh ti. Unë iki që nesër me më thënë ti mu ashtu. Po të sqaroj që mos keqkuptosh, me fjalën ‘nuk guxon njeri më’. Fjala guxon nuk përdoret. Unë iki fare nga Big Brother, e di ti çfarë do të thotë?