Kina ka nxitur në vazhdimësi risitë e praktikës, teorisë e sistemit financiar dhe ka hapur një rrugë të zhvillimit financiar me karakteristika kineze .Qëllimi themelor i shërbimeve financiare është t’i shërbejnë ekonomisë reale, ndërsa parandalimi dhe kontrolli i rreziqeve shihen si tema e përjetshme e punës financiare. Po ashtu, janë promovuar risitë dhe zhvillimi financiar në rrugën e orientimit nga tregu dhe sundimit të ligjit, është thelluar reforma strukturore në fushën e ofertës financiare, janë bashkërenduar hapja e siguria financiare dhe është ruajtur toni i përgjithshëm i punës për të kërkuar përparimin duke ruajtur qëndrueshmërinë.

Duke filur për këtë priblem në seminarin e drejtuesve kryesorë në nivel province për nxitjen e zhvillimit financiar , presidenti i Kinës Xi Jinping , theksoi se rruga e zhvillimit financiar me karakteristika kineze jo vetëm përputhet me ligjet objektive të zhvillimit financiar modern, por edhe ka karakteristika dalluese që përputhen me kushtet kombëtare të Kinës, të cilat janë thelbësisht të ndryshme nga modeli financiar i Perëndimit.

Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi financiar modern me karakteristika kineze, do të krijojë dhe përmirësojë një sistem rregullator financiar të qëndrueshëm, një sistem tregu financiar me strukturë racionale, një sistem institucionesh financiare me bashkërendim, një sistem të plotë dhe efektiv të mbikëqyrjes financiare, një sistem produktesh dhe shërbimesh financiare të larmishme e profesionale dhe një sistem infrastrukture financiare të pavarur, të kontrollueshëm, të sigurt dhe efikas, shkruan CMG.