41-vjeçarja Bedrie Loka u vetëhelmua në datën 2 janar dhe për këtë arsye është arrestuar bashkëshorti i saj i cili akuzohet për ”shkaktim të vetëvrasjes”. Ditën e sotme ky i fundit doli para togave të zeza ku u njoh me masën arrest me burg. Xhemal Loka ka mohuar akuzat në gjykatë dhe tha se veprimi i 41-vjeçares erdhi si pasojë e faqes në TikTok.
Por në një video të bërë nga njëri prej fëmijëve duket presioni që Xhemal Loka i bënte bashkëshortes së tij. Në video shfaqet e ndjera e ulur në divan e cila po kërcënohet me fjalë banale nga i shoqi i saj dhe në mes tyre është djali i cili përpiqet që t’i ndajë./dritare.net