Papa Françesku ka folur këtë herë për seksin.

Ai e ka konsideruar kënaqësinë seksuale si “dhuratë nga Zoti”, por kujdes!

Papa shton më tej që duhet disiplinë dhe durim në aspektin e marrëdhënieve seksuale.

Ai gjithashtu u shpreh kundër pornografisë, për të cilën tha se sjelk “kënaqësi pa marrëdhënie” dhe mund të çojë në varësi.

Fjalimi i fundit i Papës në Vatikan u fokusua mbi atë që ai e quajti “demoni i epshit”.

Ky fjalim u mbajt disa ditë pasi kreu i ri i doktrinës, Kardinal Victor Manuel Fernández, u sulmua për një libër që ai ka shkruar dhe botuar në fund të viteve 1990 për seksualitetin njerëzor.