A do të bëhet Donald Trumpi sërish president i SHBA-ve?
Jo. Por fushata e tij elektorale kundër Joe Biden do të jetë më e ndyra në historinë e SHBA-ve.
A do të shkaktojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit një konflikt të gjerë rajonal?
Jo. Lufta ka ngjallur dhunë në mbarë rajonin duke përfshirë grupet militante të mbështetura nga Irani. Ekziston shqetësimi se konflikti kufitar mes lëvizjes së fuqishme libaneze të Hizbollahut dhe Izraelit mund të shndërrohet në konflikt të gjerë mes tyre. As Washingtoni, as Teherani nuk duan konflikt të gjerë rajonal.
A do të bëhet Keir Starmer kryeministër i Britanisë së Madhe?
Po, ndonëse është e mundur që zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar të mos zhvillohen para janarit 2025. Konservatorët e Rishi Sunak duken të përçarë dhe të lodhur.
A do ta financojnë SHBA-të dhe BE edhe më tutje Ukrainën?
Po. Kur në fund të 2023 kundërofensiva ukrainase ndaj invadimit rus stagnoi, përkrahje ushtarake dhe financiare për Kievin u bë temë diskutimi e grindjeje në të dy anët e Atlantikut. Qeveria e Bidenit është e vendosur t’i vazhdojë furnizimet: një pajtim me republikanët në Kongres mund të përmbajnë lëshime sa i përket mbrojtjes së kufirit të SHBA-ve (ndaj migrantëve ilegalë).
A do të fitojë një mandat të dytë Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian?
Po, me përpjekje. Ursula von der Leyen ka menaxhuar mirë mandatin e saj të karakterizuar nga krizat.
A do të falimentojë X (ish-Twitter)?
Po. Elon Musk i përdor shpesh paralajmërimet për falimentim për të motivuar; e ka bërë këtë në rastin e Teslas dhe të SpaceX. Por kësaj radhe, duke qenë se reklamat në X janë gati të padukshme dhe përpjekjet për të gjetur burime të reja po dështojnë, gjasat janë të mëdha që kjo të ndodhë.
A do ta përfundojë vitin Novo Nordisk si ndërmarrja më me vlerë e Europës?
Po. Vaksina për heqjen e peshës Wegovy më 2023 ishte ndër medikamentet më të suksesshme të të gjitha kohëve të plasuara në treg. Kjo ndërmarrje daneze e tejkaloi koncernin e artikujve luksozë LVMH. (E.Robelli)