Mbrëmjen e së martës rinisi transmetimi live i ‘Prime4’ në ‘BBV3’, me plot surpriza, debate, hyrje të reja por dhe eleminime.

Alfio Rrotani, ishte konkurrenti i cili la shtëpinë e ‘BBV3’ mbrëmjen e së martës. Menjëherë pas eleminimit Alfio ka shkuar për të takuar djalin e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka ndarë dy fotografi me djalin. Ajo çfarë u vu re më tepër ishte Fatma e cila kishte pëlqyer postimin e Alfios.