Rreth 4500 emigrantë shqiptarë janë larguar nga Kakavija për në Greqi prej pikëkalimit të Kakavijës.
Edhe fluksi në hyrje ka qenë i rëndësishëm, me rreth 1700 persona dhe lidhet kryesisht me ata që festuan jashtë Shqipërisë. Gati gjysma e rreth 35 mijë personave që hynë në Shqipëri për festat tani janë larguar.
Ritmi pritet të mbetet i njëjtë deri në fundjavë ndërsa autoritet në Shqipëri dhe Greqi kanë marrë masa duke shtuar sportele në hyrje dhe në dalje. Aktualisht pala shqiptare po punon me 3 sportele dhe ajo greke me 2. Krahasuar me një vit më parë numri i emigrantëve ishte më i ulët dhe atmosfera e fundvitit u dominua nga vizitorë të qyteteve të tjera dhe të huaj.
Praninë në rënie të emigrantëve e konfirmojnë edhe autoritetet financiare lokale. Këtë vit ka pasur më pak shpenzime për investime në restaurime banesash apo blerje asetesh që ka qenë një tendencë deri pak vite më parë.