Puthjet në buzë, mes dy vajza, ende tërheqin vëmendjen në ekranet shqiptare, prandaj I gjithë rrjeti flet për to. Këtë herë, ka qenë sërish moderatorja Megi Pojani që është puthur në buzë me gazetaren Aula Musta. Këtë skenë e kemi parë edhe më parë mes Megit dhe balerinës Lori Bala, ndërsa tani vajzat e kanë bërë për të dhënë ca ‘leksione’ puthjesh.

Dyshja kanë kaluar momente romantike, teksa realizonin takimin e tyre. Ka qenë Gerti ai i cili i është afruar konkurrentes duke u rrëmbyer puthjen më pas.

Pas nëj skene mes dy personazheve të emisionit ‘Përputhen’, Saidjes dhe Gertit, që kanë shkëmbyer puthjen e parë, Aulona dhe Megi kanë treguar se si duket në fakt puthja e parë, duke e demostruar me vepra.

Dyshja është ngritur në këmbë dhe janë puthur me njëra-tjetrën, që për hir të së vërtetës ka qenë më shumë si një prekje në buzë.

Megi: Kjo ishte puthje e plotë. Pastaj pse habitesh ti? Si është puthja e parë Aulona, e bëjmë një provë të dyja?