Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të lindjes. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të madh të miliardierëve në botë, ndërsa Kina renditet në vendin e dytë.

Sipas një studimi të fundit 19 nga 500 miliarderët më të njohur në mbarë botën kanë zbuluar se kanë një gjë të përbashkët: Ata kanë lindur më 30 nëntor. Këta individë të pasur dhe të suksesshëm përfshijnë manjatë të mediave, mjeshtër të prodhimit dhe producentë filmash.

Ekspertët e financave në “Coupon Follow” analizuan të dhënat nga lista e 500 miliarderëve të hartuar nga Bloomberg. Ata hulumtuan industrinë e secilit person dhe datën e lindjes për të gjetur të përbashkëtat që mund të kenë kontribuar në suksesin e tyre. Kompania dalloi se kjo datë ishte më e popullarizuara, duke thënë se “është shumë larg para datave të tjera të lindjes”.