33-vjeçari që prej vitesh përdhunonte të miturën në Greqi, hynte dhe dilte lirshëm nga banesa e saj.
Duke e konsideruar njeri të familjes, babai nuk e kishte kuptuar se Erjon Pelivani ngacmonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën.
“33-vjeçari kishte akses në banesë. Përdhunimet kanë ndodhur brenda shtëpisë. Në momentin që po ndodhnin këto ngjarje, në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4 vjeç. Prindërit ndodheshin në punë”, tha Michalis Synodinos për SKAI-n.
Sipas rrëfimit që vajza dyshohet se i ka bërë të atit, ajo është ngacmuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç. Më pas, ai e shantazhonte me video dhe i kërkonte para, në të kundërt do të zbulonte gjithçka.
Avokati i babait 50-vjeçar tha se vajza u kishte treguar motrave të saj për ngacmime seksuale, por jo përdhunime dhe nuk kishte përmendur emrin e personit.
Avokati shpjegoi se klienti i tij është pyetur të hënë në mëngjes për paratë e qirasë së vajzës. Pas një bisede me vajzën e tij ai mësoi për përdhunimet dhe shantazhet, por vajza sërish nuk tregoi autorin.
Ata erdhën në zyrën time për të diskutuar, tregon avokati. Por, babai, duke pyetur me këmbëngulje vajzën, mësoi një ditë më pas se autor ishte kunati, vëllai i bashkëshortes dhe njerkës së vajzës dhe menjëherë thuri planin për ta vrarë.