Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike nuk e ka ndërprerë asnjëherë fushatën dhe se po përgatitet për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Klosi u shpreh se reforma zgjedhore kërkon 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka dhe shtoi se do të donte që kë kjo të realizohet me grupet parlamentare të opozitës, përmes diskutimeve dhe negociatave.

Klosi nënvizoi se opozita nuk duhet të mbetet peng i ish kryeministrit Sali Berisha, të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Simbolika është e thjeshtë, është një vend turistik, një vend që duhet promovuar, është bërë rutinë e Partisë Socialiste që takimet pak më të gjata, më diskutuese dhe ku agjenda është e përcaktuar në terma të përgjithshme, të realizohen në vende që janë simbol i zhvillimit turistik të Shqipërisë. Nuk ka simbol më të mirë se kaq. Partia Socialiste nuk e ka ndërprerë kurrë fushatën dhe organizimin. Si parti e madhe, që kërkon mandatin e katërt, jemi në përgatitje të për të fituar zgjedhjet e 2025. Për të analizuar se çfarë kemi bërë, çfarë duhet të bëjmë më mirë. Ne jemi një strukturë që kërkojmë të garojmë dhe të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është fare e thjeshtë, reforma zgjedhore është një kusht, një detyrim i parlamentit për të përmbushur detyrimet e OSBE ODIHR. Kësaj radhe, ka edhe një kusht më shumë, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që politika shqiptare të përcaktojë një rregulll të ri për ndarjen e mandateve, ka rrëzuar pragun prej 10 mijë votash, pra, në 12 qarqe, u kërkua që të ketë listë të hapur, por një mbrojtje të pjesë së se sipërme të listë. Kjo u rrëzua nga Gjykata Ku8shtetuese. Është e pamundur të zhvillohet një proces zgjedhor pa vendosur se si do të shpërndahen mandatet.

Duhet të kemi një reformë të padiskutueshme, ne duam që reformën ta bëjmë me grupet parlamentare të opozitës, është kod që kërkon 84 vota, ne nuk kemi 84 vota, por do të kërkojmë që në diskutime dhe negociata, të kemi mundësi të realizojmë këtë reformë, kjo është pjesë e debatit politik, ne do të perpiqemi ta realizojmë. Ne duhet të kemi nje zgjidhje, do përpiqemi ta gjejmë me grupimet në parlament. Ligjvënësi e ka vënë si kusht 84 vota, pra, të kemi 84 vota në parlament. Opozita shqiptare ka hyrë në një situatë që as ligjvënësit nuk e kanë parashikuar, që do të kishte një situatë kaq kaotike.

Ne do të negociojmë, se kush do të bëhet pjesë e këtij diskutimi, nuk përcaktohet nga Partia Socialiste, se si opozita do ta gjejë veten. Do të uroja që të kemi një opozitë serioze, të pandarë, jo të shkërmoqur me parime të qarta, larg nga non grata. Për Partinë Socialiste, për mazhorancën është detyrë të qeverisë vendin. E kemi të pamundur me 74 vota të Partisë Socialsite që të realizohet, nëse do të ketë mazhorancë me 84 vota, forcat politike të opozitës e kanë kuptuar që nuk mund të mbeten te ballkoni, Shqipëria nuk mund të ngele peng i asaj rrugice, forca të ndryshme në parlament e kanë kuptuar, që nuk do të mbeten peng i non gratës”, theksoi ai./abcnews.al