Autoritetet japoneze po hetojnë nëse përplasja mes dy avionëve në aeroportin Haneda të Tokios, ku humbën jetën pesë persona, ishte për shkak të gabimit njerëzor.

“Ka shumë mundësi që të jetë gabim njerëzor. Normalisht vetëm një avion lejohet të hyjë në pistë, por pavarësisht se u lirua për t’u ulur, avioni i Rojës Bregdetare ishte në pistë,” thuhet në deklaratën e policisë japoneze.

379 pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit JAL516 arritën të zbrisnin nga avioni pasi ai u përplas gjatë uljes me një avion më të vogël të rojës bregdetare japoneze që po përgatitej të ngrihej.

Përplasja shkaktoi një shpërthim dhe avioni i ‘Japonisë Airlines’ mori flakë. Ai u shkatërrua plotësisht pasi u hoqën të gjithë pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit. Sipas zjarrfikësve u deshën tetë orë për të shuar zjarrin.

Pesë nga gjashtë personat në bordin e avionit të Rojës Bregdetare humbën jetën, ndërsa piloti mundi të shpëtonte, megjithëse me plagë të rënda.