Ardon Jashari u grumbullua me kombëtaren e Zvicrës në Botërorin Katar 2022, duke u bërë shqiptari i tretë që garoi me helvetët në turneun më të rëndësishëm pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

21-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit, është pranë transferimit në Serie A, aty ku e kërkon Sassuolo. Klub ku luan edhe Nedim Bajrami, lojtari i kombëtares shqiptare.

Jashari është pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran, klub me të cilin ka kontratë deri në 2026. Drejtuesit e Sassuolos e kanë piketuar si përforcimin e duhur për skuadrën e Dionisit.Dhe po bisedojnë me homologët e Luzernit në lidhje me gjetjen e një marrëveshjeje për transferimin e Jasharit në Serie A, raporton Supersport.

Klubi zviceran kërkon 6.5 mln euro për të lënë të lirë Jasharin, autor i 4 golave dhe 2 asisteve me Luzernin gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet. Shtypi italian shkruan se Jashari pëlqehet edhe nga Napoli, Atalanta, Bologna dhe Verona. Por, Sassuolo qëndron në “pole” dhe po tenton të sigurojë shërbimet e tij.