Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku 4 persona kishin bërë gati planin për rrëmbimin e një 49-vjeçari.

Balla ka përgëzuar Policinë për punën, ndërsa theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi me qytetarët.

REAGIMI I BALLËS:

🇦🇱 Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
Përgëzoj Policinë e Shtetit📍Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur.

Policia e Shtetit duhet të bashkëpunojë me qytetarët dhe do të sigurojë inteligjencë policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.