Vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur në botën e krimit është tentuar të vritet mbrëmjen e sotme teksa lëvizte me makinë tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë.

Gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com Sokol Dema mëson se ai ka qenë duke lëvizur me makinën e tij Smart kur është qëlluar me kallashnikov nga një tjetër makinë në lëvizje.

Mësohet se nga makina e autorëve është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të Smartit me të cilën po lëvizte Zamir Kalemi që ka qenë dhe shënjestra.

Aktualisht 40 vjeçari ndodhet në sallën e operacionit dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

“Edhe pse u raportua se është plagosur me plumb në këmbë, mësohet se e kanë kapur më shumë plumba” informon gazetari i Report Tv Sokol Dema.