Cardi B po ‘luftonte për jetën’ përpara performancës së saj në mbrëmjen e Vitit të Ri.

31-vjeçarja e cila kohët e fundit është ndarë nga bashkëshorti Offset, shkoi në Majami për një koncert në një hotel, por u tha fansave se ishte ndierë keq.

Në një video në Instagram Story, të postuar para koncertit, ajo u tha 169 milionë fansave të saj: “Po luftoj për jetën time. Vërtet po e bëj”.

“Unë jam shumë sëmurë dhe s’e kuptoj pse. Kur isha në Nju-Jork dilja me pulovra, gishtat e këmbës jashtë. Isha mirë”.

“Sapo zbrita në Majami… u kam thënë njerëzve se e kam alergji Majamin”, tha ajo duke ngacmuar pak floridianët. “Jam alergjike ndaj Floridës. Jam alergjike ndaj këtij shteti. Nuk ka as kuptim. 4 orë pasi zbrita, kisha kollë, shtrëngim në kraharor. Kam 3 ditë që luftoj dhe kam një koncert më pas. Performancë e rëndësishme, e di që është Viti i Ri, por është vërtet e rëndësishme. Dhe po luftoj”.

Cardi ia doli që të ngjitej në skenë dhe të dhuronte një performancë të paharrueshme.