Günther Fehlinger politikani austriak tha se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do të nisin konfliktet. Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian.
“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që pop i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës.
Është periudhë shumë e rrezikshme dhe do jetë më e rrezikshme nëse faktori ndërkombëtar dhe NATO mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë deciziv. Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serb që nuk ndodhnin që prej 2015.
Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mund të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”,-tha politikani austriak në një intervistë për Euronews Albania .