Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare, për 88-vjetorin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se Kadare është një urë e fortë dhe e bukur me perëndimin.

“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare! Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne. Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin”, shkruan Begaj në Facebook.