David J. Kostelancik, diplomati me karrierë 30 vjeçare, u ripropozua nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, propozimi i presidentit Biden. Tashmë pritet që kandidatura e nominuar të paraqitet në senat ku zhvillohet një dëgjesë e më pas miratohet. Në nominimin e parë nuk e kaloi dot senati, pasi u tejkaluan afatet, bashkë me shumë propozime të tjera për ambasador.
Diplomati i karrierës Kostelancik, u emërua për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Kostelancik dëshmoi për përparësitë e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në mars të vitit të kaluar. Në prill, Komisioni votoi pro konfirmimit të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë. David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Ai ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip.
Kostelancik ka shërbyer edhe më parë këtu në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.