LEZHË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për mediat pas mbledhjes së fillimvitit, ku shpalosi për dy ditë radhazi prioritetet e qeverisë për vitin 2024. Ai pyet se pse vendosi të largojë ministren Elva Margaritin nga drejtimi i Ministrisë Kulturës, për këtë kryeministri dha këtë përgjigje:

“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margaritit, por është bërë për të krijuar një strukturë të re. Ka të bëjë më nevojën të jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicionalë, në ndërkohën kur ekonomia jonë, sektori po themi institucional, pjesa institucionale që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë një serë sfidash që kërkojnë shtysa”, tha Rama.

Duke folur për rëndësinë e inovacionit, Rama u nda tek sulmi kibernetik ndaj faqes së Parlamentit ndësra theksoi se duhen hartuar dhe konceptuar përpjekje të reja për t’u bërë ballë sfidave që prodhon teknologjia e re.

“Pse kuvendi u godit nga armiqtë tanë kibernetikë, sepse ishte një kioskës, jashtë sistemit digjital. Kemi shumë kioska që janë jashtë kompetencës së pushtetit ekzekutiv, ndërsa kushtet e kësaj epoke që e ka sjell luftën kibernetike si një kërcënim të ri duke u shtuar”, tha Rama.

Sakaq, Blendi Gonxhe është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.