Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka uruar për detyrën e re kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili do e mbajë këtë post deri në muajin maj kur do mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme.
Përmes një statusi në llogarinë e tij të facebook Manja shkruan ndër të tjera se: , me kënaqësi uroj mikun tim, Talat Xhaferi, për detyrën e re si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Krenar për miqësinë me ta dhe përkushtimin për paqe në rajon!
Status i plotë:
🤝 Një kujtim nga Samiti i Prespës në Strugë, ku Ali Ahmeti më tha: “Ulsi, punët e mira kanë radhë”.
Duke pritur punën e mirë të radhës i dashur Ali, sot, me kënaqësi uroj mikun tim, Talat Xhaferi, për detyrën e re si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Krenar për miqësinë me ta dhe përkushtimin për paqe në rajon! 🇦🇱🇲🇰