Ndërhyrja e Sara Gjordenit në një bisedë mes Gazment Ujkashit dhe Alfio Rrotanit nervozoi jo pak kozmetologun në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Moderatorja iu drejtua me batutën “na çave kokën”, ndërsa Gazi ia ktheu ashpër. Mos m’u afro më tha, i tha ai Sarës, duke e shtyrë me dorë.

Debati mes Sarës dhe Gazit:

Sara: Ç’na çave kokën o Gaz

Gazi: Do më lësh, se ta futa mbrapsht. Ik m’u hiq qafe, në kulmin e muhabetit ti më hidhesh mua. Ne duke bërë muhabet këtu, ti më bën dërr dërr…

Sara: Hë re ti, vetë the kush ka më shumë pakënaqësi

Gazi: Ai hodhi fjalë, bëri agresivitet, ti më hidhesh mua. Qenke budallaqe për Zotin. Më nxive jetën.

Sara: O Gaz!

Gazi: O shoku, kur flas me një… pse më hidhesh në qafë

Sara: E kuptove ti pse t’u hodha në qafë

Gazi: Po ç’punë kam të të kuptoj, unë po bisedoja me atë. M’u largo dhe mos m’u afro më (e shtyn)

Sara: Mos më prek me dorë! Me dorë mos më prek mua

Gazi: E bëre provokimin për mua? Mirë pra, vazhdo

Sara: Gaz, a njihemi jashtë? Mos më prek me dorë

Gazi: E ktheve tani? Prandaj më provokove?

Sara: Të dola borxhit, vazhdo me Alfion

Gazi: Ke dy ditë që po më provokon. Ti po më rri në krah që të më sulmosh?

Sara: Jo, po të rri në krah se ti zihesh me të tjerët që unë të të rri në krahë. Dhe unë po të rri, po përpiqem të gjej një balancë me kë të rri

Gazi: Mos më bëj në vesh bum bum tani. Nëse ndërtohet një bisedë tamam, mësoni dhe dëgjoni