Ministri Taulant Balla ka deklaruar se gjatë vitit 2023 ka pasur një rënie të vrasjeve kriminale.
“35 është një numër që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në këto 30 vite, kjo është një shtysë për të shkuar në rezultate dhe më të mira”.
Sa i përket rasteve të dhunës në familje, ai tha që janë parandaluar 67 ngjarje të rënda.
“I kam kërkuar drejtuesve të policisë një mbështetje për të gjitha viktimat e dhunës në familje.
Gjatë vitit 2023 janë identifikuar më shumë se 4000 raste të dhunës në familje. Kjo është një situatë e papranueshme dhe këtu nuk mjafton vetëm policia e shtetit, por duhet një ndërgjegjësim nga të gjithë ne. Gjatë vitit 2023 është rritur forca parandaluese, dhe janë parandaluar 67 ngjarje të rënda kriminale nga policia e shtetit. Kjo është një sfidë. Janë zbuluar 480 vjedhje pronash”.