Marrëdhënie 100% të shëndosha me faktin ndërkombëtar. Kështu ka deklaruar kreu demokrat Lulzim Basha, kur u pyet se pse nuk ka zhvilluar asnjë takim me ambasadorë.

Basha gjithashtu theksoi se ka takuar ambasadorë, por janë takime private pune, por nuk zbuloi detaje se me kë dhe çfarë ka diskutuar, duke thënë se nuk do ta japë këtë informacion.

Gazetari: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë?

Basha: Ku e dini ju?

Gazetari: Po ma bëj publik një takim me një ambasador.

Basha: Është informacion që nuk e shfrytëzoj për interes mediatik, është një nga ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë… Pardje, para 4 ditësh, para 6 ditësh…

Gazetari: Ju kanë takuar këtu, apo keni shkuar ju?

Basha: Zotëri, takime private, janë takime private, takime pune, lëreni këtë se nuk ju nxjerr asnjë gjë. PD nuk është e izoluar, ka marrëdhënie 100% të shëndosha me faktorin ndërkombëtar.