Kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar edhe në Korçë-Voskopojë dhe në Zëmblak-Dogana Goricë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Ndërkohë, qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

ARSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në këto segmente me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.