Thumbat dhe intrigat nuk kanë fund në shtëpinë e Big Brother Vip3. Këtë herë Rikja ka ngacmuar çiftin Meriton-Ilnisa, të cilët ditët e fundit janë afruar me njëri-tjetrin. Gjithashtu nuk kanë munguar as përqafimet por edhe sjelljet xheloze nga ana e Ilnisës, pasi herë pas here Meritoni tregohet i afërt me vajzat e tjera të shtëpisë.
Kaq është dashur që Rikja të “ironizojë” çiftin. Në një bisedë e sipër me Meritonin Rikja tha se i dhemb trupi. Meritoni i tha nëse mundet ta ndihmojë me diçka.
Por Rikja refuzoi ndihmën e Meritonit duke i thënë: “Jo se të mërzitet nusja”. Rikja s’është mjaftuar me kaq, ajo ka vazhduar ngacmimet duke i thënë Meritonit nëse do e ftojë në dasmë.