Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Asim Vokshi” në Tiranë është rikonstruktuar
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama, i cili ka publikuar dhe pamjet në rrjetet sociale.
“Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, e rilindur”, shkruan Rama.
Kjo është një ndër shkollat e rikontruktuara në Tiranë. Po vazhdojnë rikonstruktimet edhe në shkollë “Besnik Sykja”, për t’i shtuar hapësirat dhe një palestër të re për nxënësit, ku punimet janë drejt përfundimit.