Deputetet e opozitës pasi kanë mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, vendosin të vijonin me skenarin e vitit të kaluar, atë të bllokimit të funksionimit të komisioneve.

Ndaj, duke marrë shkas nga situata e krijuar dhe paralajmërimet e oozitës, Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Jashtëm dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese janë kaluan online.

Kujtojmë se dje, në nisje të sesionit parlamentar, opozita nuk është tërhequr nga skenari i bllokimit të punimeve të seancës plenare. Seanca e djeshme zgjati rreth 20 minuta, ndërsa këtë herë në sallë nuk u hodhën tymuese, por vetëm u përdor një zhurmuese nga ana e deputetëve të opozitës.