Virusi i Covid-19 i cili kërcënoi ashpër njerëzimin përgjat 4 viteve të fundit është rikthyer frikshëm në vendin fqinj Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve me koronavirus.
Mirëpo shqetësimi më i madh nuk mbetet thjesht tek shtimi i numrit të rasteve, por ashpërsia më të cilën përhapet virusi. Protothema, duke cituar Raportin Javor të Mbikëqyrjes Epidemiologjike të Infeksioneve Respiratore të EODY, shkruan se gjatë periudhës 25-31 dhjetor 2023 numri i rasteve është rritur me 44%, ndërsa numri i personave të intubuar tani ka arritur në 70.
Po ashtu, 57 persona kanë ndërruar jetë nga komplikimet e Covid-19. Si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit respirator janë rritur gjithashtu. Mjekët bëjnë apel për kujdes, pasi shumë persona e ngatërrojnë Covid-19 me gripin apo virozat e tjera.