Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, shpreh besimin se nën lidershipin e Tiranës, Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40 do të bëjë një progres edhe më të madh.
Duke folur në Samitin që po mbahet sot në Tiranë, İmamoğlu theksoi se Veliaj është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë.
“Ky vit miku im i nderuar e Erion Veliaj do të marrë Presidencën. Ai është një person shumë vizionar dhe një kryebashkiak i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm në Tiranë. Ndryshimet klimatike, transformimi digjital sipërmarrja, të gjitha mësimet që kemi mësuar gjatë këtyre viteve, do të diskutohen gjatë Samitit B-40 në Tiranë. Të cilat do të na ndihmojnë për të diskutuar qëndrueshmërinë urbane dhe për t’iu përgjigjur krizave.
Kemi pasur edhe përpjekje të tjera për përmirësimin e ndërveprimeve të tjera ndërkombëtare. Ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm për përmbushjen e përgjegjësisë që morëm përsipër si Tirana Kryeqyteti i Rinisë në 2022 dhe më pas i Sportit dhe këto përvoja do t’i shërbejnë edhe diskutimeve të Samitit të B40. Unë besoj fort që në lidershipin e Tiranës, B40 do të bëjë një progres edhe më shumë. Unë dua të përgëzoj dhe t’i uroj gjithë të mirat Erionit, mikut tim për këtë rol kaq të rëndësishëm që ka marrë përsipër”, deklaroi kreu i Bashkisë së Stambollit.