Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” u është përgjigjur shumë pyetjeve, mes tyre dhe për bashkëshortin Ledion Liço. Ajo konfirmuar faktin që edicionin e tretë të “BBVA” do e moderojë Ledion Liço dhe rikthimin e tij në ekran.
Fillimisht, ajo pranoi se bashkëshorti i saj, Ledion Liço, do të jetë moderatori i spektaklit:
“Po, Ledioni do të moderojë “BBVA 3”, tha ajo, duke cekur edhe rikthimin e tij në televizion:
“Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni.
Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.
Por një njeri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur “Amerikën” e tij dhe jetën e tij në Top Channel, ku ka punuar për 20 vite”.
Ajo shtoi se kjo dekadë që kanë lënë pas nuk ka qenë e lehtë për ta:
“Nuk ka qenë i lehtë ky 10-vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti”.