Inter i çmendur. Zikaltërit rikthehen tek fitorja duke mundur 2-1 Veronën në “San Siro” dhe shpallen kampionë dimri në Serinë A. Në sfidën e javës së 19-të e të fundit të fazës së parë Inzaghi rikuperon kapitenin e skuadrës Lautaro Martinez i cili e nis titullar dhe i jep avantazhin kryesuesve në pjesën e parë.

Interi befasohet në fraksionin e dytë. Henry në minutën e 74-të barazon për miqtë nga Verona dhe më pas zikaltërit mësojnë me çdo forcë portën e kundërshtarëve. Në minutat shtesë ndodh gjithçka.

Davide Fatessi i futur në fushë në pjesën e dytë kalon Interin në avantazh në minutën e 93-të duke bërë që në stadium të shpërthejë festa. Por nuk mbaron me kaq. Verona në minutën e 100-të merr në favor një penallti të akorduar me VAR.

Nga njëmbëdhjetë metrat paraqitet Henry autori i golit të parë i cili e gabon mundësinë e artë duke goditur shtyllën. Në vërshëllimën finale të arbitrit “San Siro” shpërthen në festë. Interi mund 2-1 Veronën dhe shpallet akmpion dimri. Zikaltërit në 19 ndeshje kanë grumbulluar 48 pikë 5 më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Bardhezinjtë luajnë të dielën në transfertë ndaj Salernitanës ndërsa Empoli po të dielën pret Milanin.