Një shofer i dehur në timon është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë pranë mbikalimit e Shkozetit.
4 makina janë përplasur nga automjeti nën drejtimin e shoferit të dehur, ndërkohë që vetëm makina e tij (makina e 5) ka përfunduar mbi rrethrrotullimin e ish-kënetës. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Personi i dehur është shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje janë duke u kryer procedurat përkatëse institucionale.