Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në Itali një javë më parë, i cili u gjet i masakruar në pyll dhe gjysmë i zhveshur.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të këtë pasur lidhje homoseksuale. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, viktima dyshohet se bënte një jetë të dyfishtë.

Dyshimin se se Bledar Dedja e tradhtonte, bashkëshortja e tij e kishte pasi vite me parë, madje kishte punësuar edhe një dedektiv privat për ta gjurmuar.

Il Gazzettino shkruan se marrëdhënia mes çiftit ishte ftohur, megjithëse nuk kishin shkuar drejt divorcit për shkak të dy fëmijëve të tyre të vegjël.

Hetuesit italianë kanë marrë në pyetje të afërmit e kopshtarit shqiptar, profilet në rrjetet sociale, telefonatat si dhe vendet që frekuentonte shpesh.

Mëngjesin e 21 janarit ai u gjet në pyllin e Paderno del Grappa nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar në peshkim. 39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra.

Raportohet se e krimit është një zakonisht vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë, çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë këqyrur kamerat e sigurisë publike dhe private që po ekzaminohen. Paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë futu në kurth nga personi me të cilin kishte planifikuar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.