Ne gabojmë shpesh duke i gjykuar njerëzit nga pamja, përveç një rasti: buzëqeshja e një djali, ose mungesa e saj, tregojnë sa seksist është ai, sipas një studimi të publikuar në revistën Sex Roles.
Së pari, le të shpjegojmë si e përkufizojnë seksizmin autorët e studimit nga Universiteti Northeastern. “Seksizmi i ashpër” është një mospëlqim i hapur ndaj grave, duke i parë ato si qenie të dobëta, inferiore.
“Seksizmi mirëdashës” i referohet një sjelljeje më xhentëlmene, ku këta djem “me prapamendime të mira” e ndiejnë të nevojshme ta përkëdhelin dhe ta mbrojnë vajzën. Ndaloni pak për ta kuptuar…
Studiuesit rekrutuan 54 studentë (gjysmat vajza) për të luajtur një lojë. Ata vëzhguan ndërveprimin e tyre për të parë sesi zgjedhja e fjalëve dhe për çudi e buzëqeshjes së një djali, i përkitnin dy llojeve të seksizmit.
Përfundimet? Djemtë që ishin më të ftohtë në dukje dhe qeshnin pak u konsideruan seksist të ashpër, ndërsa e kundërta vlen për djemtë më miqësorë me seksizëm të padëmshëm, por që sërish nuk është ajo që duhet, shkruan revista class. Ndërsa djemtë “e mirë” në kuptimin e plotë të fjalës, prisnin që vajzat t’u përgjigjeshin pyetjeve gjatë lojës.
“Ndërsa shumë njerëz janë të ndjeshëm ndaj fyerjeve seksiste verbale, ata e kanë të vështirë ta shoqërojnë seksizmin me sjelljen e ngrohtë miqësore”, vënë në dukje studiuesit në deklaratën për shtyp.
“Sa kohë seksizmi ka edhe formën e ashpër dhe të sjellshme, do të vazhdojë të jetë një nga rrymat e fshehura pas pabarazisë mes gjinive.”
E thjeshtojmë: Thjesht sepse një djalë zbardh dhëmbët dhe sillet brenda normave, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai mendon që ti je poshtë tij, por nëse gjithmonë vetëm të qesh, mbroje veten dhe largohu!